
Pyetje të shpeshta
Rezervime, llogari, pagesa dhe anulime. Nëse përgjigjja nuk është këtu, ekipi ynë është një email larg.
Kërko shërbimin ose biznesin që të intereson, hap profilin e tij, zgjidh shërbimin, datën dhe një orë të lirë, pastaj konfirmo. Terminet që shfaqen janë ato që biznesi i ka realisht të lira në atë moment.
Varet nga biznesi. Disa e lejojnë rezervimin si vizitor, vetëm me emër, email dhe numër telefoni. Të tjerët kërkojnë llogari. Me llogari i ke të gjitha rezervimet, të preferuarat dhe historikun në një vend.
Çdo biznes cakton vetë sa ditë përpara pranon rezervime. Kalendari të lejon të zgjedhësh vetëm brenda asaj periudhe, prandaj nëse një datë nuk shfaqet, ajo është jashtë afatit të biznesit.
Menjëherë pas konfirmimit merr një email me detajet e rezervimit. Nëse ke llogari, rezervimi shfaqet edhe te "Rezervimet e mia" bashkë me statusin e tij aktual.
Po. Rezervo normalisht dhe shëno në fushën e shënimeve emrin e personit që do të vijë, që biznesi të dijë kë të presë.
Në platformë shfaqen vetëm bizneset e regjistruara dhe aktive. Nëse biznesi që kërkon nuk është këtu ende, tregoji për Rezervohu ose na shkruaj dhe e kontaktojmë ne.
Mund të regjistrohesh me email dhe fjalëkalim ose direkt me Google, Facebook dhe Apple. Regjistrimi merr më pak se një minutë dhe është falas.
Në faqen e kyçjes zgjidh "Keni harruar fjalëkalimin", shkruaj emailin tënd dhe do të marrësh një link për ta vendosur një fjalëkalim të ri.
Hyr te Llogaria ime dhe zgjidh Profili. Aty ndryshon emrin, numrin e telefonit dhe foton. Preferencat e njoftimeve i gjen te Cilësimet.
Kliko ikonën e zemrës në kartën ose profilin e biznesit. Të gjitha i gjen më vonë te Llogaria ime, seksioni "Të preferuara".
Nga Llogaria ime, te Cilësimet, ke opsionin për ta fshirë llogarinë. Fshirja është e përhershme dhe të dhënat e profilit nuk mund të rikthehen.
Jo. Kërkimi dhe rezervimi përmes Rezervohu janë falas për ty. Paguan vetëm shërbimin që rezervon, sipas çmimit të biznesit.
Varet nga biznesi. Disa pranojnë pagesë në vend, në ditën e terminit, ndërsa të tjerët kanë të aktivizuar pagesën online me kartë gjatë rezervimit. Mënyra e pagesës të shfaqet para se ta konfirmosh rezervimin.
Po. Nëse biznesi ka kode promocionale aktive, e shkruan kodin në fushën përkatëse gjatë rezervimit dhe zbritja aplikohet menjëherë në total.
Për pagesat e bëra online, kthimi bëhet sipas politikës së anulimit të biznesit, të cilën e sheh para konfirmimit. Nëse ke paguar në vend, nuk ka çka të kthehet.
Faturën e lëshon biznesi që ofron shërbimin. Nëse ke nevojë për një kopje, kërkoje direkt prej tij.
Nëse ke llogari, hyr te "Rezervimet e mia", hap rezervimin dhe zgjidh Anulo. Nëse ke rezervuar si vizitor, përdor linkun e anulimit që e ke marrë në emailin e konfirmimit.
Afati caktohet nga biznesi dhe shfaqet në politikën e anulimit para se ta konfirmosh rezervimin. Sa më herët të anulosh, aq më mirë për ty dhe për biznesin.
Momentalisht nuk ka ndryshim direkt të terminit. Anulo rezervimin ekzistues dhe bëj një të ri për orën që të përshtatet, ose kontakto biznesin nëse termini është shumë afër.
Njoftohesh menjëherë me email dhe rezervimi shënohet si i anuluar. Mund të rezervosh një termin tjetër po atë ditë ose të na shkruash që të ndihmojmë të gjesh një alternativë.
Rezervimi shënohet si i papërdorur dhe biznesi mund të aplikojë politikën e tij për mosparaqitje. Nëse të ka dalë diçka e papritur, anulimi në kohë e zgjidh problemin.
Pasi rezervimi të përfundojë, te rezervimi shfaqet opsioni për vlerësim. Vendos yjet dhe, nëse do, shkruaj edhe një koment për përvojën tënde.
Po. Vlerësimin mund ta lërë vetëm dikush që ka pasur një rezervim të përfunduar në atë biznes, prandaj notat që sheh vijnë nga klientë realë.
Hap Llogaria ime, seksioni Mbështetje, dhe krijo një kërkesë të re. Aty e shikon edhe përgjigjen tonë dhe historikun e bisedës.
Përpiqemi të përgjigjemi brenda 24 orëve në ditët e punës. Për diçka urgjente, na telefono në +383 49 396 578 ose na shkruaj në info@rezervohu.com.